RRETH NESH

Blue-Separator-Line-Image

Instituti Shqiptar i Studimeve të Opinionit Publik (ISOP) është një organizatë kombëtare e përkushtuar për avancimin e politikës sociale në Shqipëri në respekt të plotë të të drejtave të njeriut të individëve. Duke qenë një organizatë joqeveritare, ajo është e pavarur nga shteti dhe nga çdo parti politike. Instituti themelohet me vendim Nr. 4138, datë 27.11.1998 të Gjykatës Shqiptare si një organizatë jofitimprurëse e individëve të angazhuar për të studiuar problemet sociale në Shqipëri.

 

ISOP mbledh studiuesit dhe ekspertët në fushat e punës sociale, sociologjisë, psikologjisë, gjeografisë, shkencave politike, ekonomisë, shëndetit publik dhe mjekësisë.

 

Mandati: Institucioni ka për detyrë që të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit social të shoqërisë shqiptare duke sugjeruar politikat sociale që bazohen në hulumtimin e opinionit publik, besimeve dhe qëndrimeve ndaj çështjeve dhe shqetësimeve të ndryshme sociale.

 

Vendndodhja gjeografike : Stafi kryesor i ISOP-it është i vendosur në Tiranë, megjithatë ISOP funksionon në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj përmes një rrjeti të gjerë individësh dhe institucionesh që mbështesin aktivitetet ISOP dhe ofrojnë ekspertizë shtesë në fushat e punës sociale, antropologjisë, statistikave, ekonomisë dhe politikës sociale .

OUR TEAM

Blue-Separator-Line-Image

NJOFTIME

Blue-Separator-Line-Image