Ndërgjegjësimi dhe njohja e sistemit të sigurimeve shoqërore

Titulli i Projektit: Ndërgjegjësimi dhe Njohja e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore
Mbeshtetur: Projekti i Bankës Botërore,Social Services Delivery Project (SSDP)/Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH)
Realizuar: Instituti i Studimeve te Opinionit Publik (ISOP)
Kohezgjatja e Projektit: Mars 2013 ,Tirane

Anketa e opinionit publik është një nga nismat e ISSH-së që mbështetet nga Banka Botërore në kuadër të Projektit të Shpërndarjes së Shërbimeve Sociale (SSDP). Sondazhi u krye nga ISOP dhe synonte realizimin e një tabloje të përgjithshme rreth njohurisë dhe vetëdijes së qytetarëve për sistemin e sigurimeve shoqërore në Shqipëri, llojet e përfituesve dhe pagesën e kontributeve. Bazuar në analizën e të dhënave të anketës, ISOP ka nxjerrë disa konkluzione dhe rekomandime lidhur me çështje të ndryshme duke përfshirë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtën e pensionit, informimin e njerëzve mbi përfitimet dhe kontributet e ISSH-së dhe përmirësimin e administratës së pensioneve nga ISSHSondazhi u krye në të gjitha 12 regjionet e Shqipërisë, ku janë Drejtoritë e Sigurimeve Shoqërore, përfshirë: Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë. Metodat e ndryshme u përdorën për të siguruar informacionin e nevojshëm duke përfshirë rishikimin e dokumenteve të ISSH (përfshirë edhe Strategjinë e Komunikimit të zhvilluar nga ISSH), intervistat dhe vëzhgimin e sjelljes individuale.2520 njerëz, të zgjedhur rastësisht, u intervistuan që përfaqësonin kategori të ndryshme sipas moshës, gjinisë dhe vendbanimit. Katër intervistues kryen intervistat. Ata u trajnuan para intervistave për të rritur kuptimin e pyetësorëve dhe përfundimin e tyre. ISOP monitoroi nga afër pjesën më të madhe të procesit të intervistimit

Anketa e Opinionit Publik