Psikologjia Sociale

Tematika e Studimit: Psikologjia Sociale.
Hartuesit e Botimit: Prof.As.Dr.Edmond Dragoti

Pas shumë spekullimeve mbi shpirtin, trurin, zemrën, njerëzit përpunuan konceptin e psikikës. Dhe mbi këtë bazë ndërtuan shkencën e psikologjisë. Zhvillimi i mendimit njerëzor arriti kulme në shpegimin e sjelljeve shoqërore. Tashmë mendimi, emocioni dhe sjellja e njeriut zbërthehen e analizohen në shumë degë psikologjike, por më e madhja prej tyre dhe më aktualja, vazhdon të jetë qysh prej një shekulli, psikologjia sociale. Shpjegimi i sjelljeve të individit dhe shoqërisë vazhdon të tërheq vëmendjen e psikologëve të shquar socialë në gjithë kohë. Por edhe psikologët shqiptarë, duke përfaqësuar edhe në këtë fushë kulturën dhe nivelin e zhvillimit shqiptarë në përgjithësi, kanë nisur të kontribuojnë gjerësisht në fondin e përgjithshëm të shkencës socialpsikologjike. Ky libër është një përpjekje për të plotësuar nevojën për informacion aktual e të kompletuar socialpsikologjik dhe për një kontribut shqiptar në këtë fushë. Sidoqoftë, fjala e fundit thuhet në fund. Pasi lexuesi ta lexojë librin. . .

Psikologjia Sociale