Studimi i opinionit publik

Titulli i Projektit: Raporti i pare per Studimin e Opinionit Publik
Mbeshtetur: Projekti i Bankës Botërore,Social Services Delivery Project (SSDP)/Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH)
Realizuar: Instituti i Studimeve te Opinionit Publik (ISOP)
Kohezgjatja e Projektit: Shkurt 2013 ,Tirane

Studimi i Opinionit Publik është organizuar nga ISSH, financuar nga projekti i Bankës Botërore SSDP (Social Services Delivery Project).
Ky studim është realizuar nga ISOP (Instituti
për Studime te Opinionit Publik) me qellim matjen e perceptimit te opinionit publik lidhur me sistemin e sigurimeve shoqërore ne Shqipëri. Nëpërmjet këtij studimi synohet te mblidhet informacion lidhur me informimin e qytetareve lidhur me llojin e përfitimeve dhe kontributeve.
Ky studim synon te krijoje një tablo me te qarte te statusit aktual te Institutit te Sigurimeve Shoqërore. Studimi mbulon te 12 qarqet e Shqipërisë ku ndodhen Drejtoritë rajonale te Sigurimeve Shoqërore te cilat janë: Berat, Durrës, Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçe, Kukës, Lezhe, Tirane, Shkodër dhe Vlore.

Ne këtë studim u intervistuan 2520 persona, te cilët u përzgjidhen rastësisht dhe qe u përkasin kategorive te ndryshme për sa i përket moshës, gjinisë, vendbanimi fshat/qytet. Gjithë procesi i intervistimit ne terren është monitoruar ngushtësisht nga stafi i ISOP ne bashkëpunim me stafin e ISSH-se.

Raporti per ISSH