Dr. Miranda Spahiu (Hysa)

Kërkuese shkencore dhe analizuese të dhënash pranë Institutit të Studimit të Opinionit Publik (ISOP). (888) 123-4567  [email protected]

Profil

Dr.Miranda Spahiu  është kërkuese shkencore dhe analizuese të dhënash pranë Institutit të Studimit të Opinionit Publik (ISOP) si dhe lektore pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës. Ajo u diplomua si punonjëse sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, në vitin 1996.
Angazhimet  gjatë periudhës si specialiste punonjëse sociale pranë  Ministrisë së Shëndetësisë që prej vitit 1997 kanë përfshirë këto funksione: Anëtare e Komitetin e Birësimeve; Anëtare e Sekretariatit të Komitetit Kombëtar të Shëndetit Riprodhues. 1998 – 2011; Anëtare e Komitetit Ndërministror për Drejtat e Fëmijëve; 2004 –2006; Përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë për ndjekjen e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2006 – 2007; Përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë për ndjekjen e Strategjisë  Kombëtare  “Për përmirësimin e kushteve të Komunitetit Rome “ 2007-2011; Përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë për ndjekjen e Strategjisë Kombëtare “Për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje” 2008 -2011; Anëtare e Grupit të Punës Ndërinstitucional (GPNI) në sigurimin e Statistikave gjinore dhe përcaktimin e indikatorëve gjinorë në mbështetje të politikave dhe monitorimit të barazisë gjino 2008 -2011. Në vitin 2018 ajo mori titullin Doktor Shkencash me disertacionin ‘Sherbimet psiko-sociale ne shendetin riprodhues në Shqipëri’.   

Publikime

1.“Gratë në Tiranë Aksesi Rural në Shëndetësinë Riprodhuese”, Studime Sociologjike, Vol.10, Nr.2 2016, Tiranë

2.“Sondazhi Seksual dhe Riprodhues i Shëndetit, Vlerësimi i Cilësisë dhe Praktikës dhe Vlerësimi i Cilësisë së Shërbimeve në Tiranë “European Scientific Journal, ESI, Vol 12. Nr.20, 2016.

3.” Zhvillimet e punës sociale dhe korniza ligjore në ngritje të shërbimit psikosocial në institucionet e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, analizë në dinamikën e kohës”, Revista shkencore Puna sociale dhe Politika Sociale, botimi 11, Universiteti i Tiranës, Shqipëri 2015, fq.127-134”

4.“ Shëndeti i adoleshentëve, çështje dhe problematika. Nevoja për një kujdes shëndetësor cilësor nëpërmjet ekipeve multidisiplinare”. Konferenca Kombëtare “Promovimi i profesionit të Punës Sociale në fushën e respektimit të dinjitetit dhe vlerave njerëzore”. Tiranë (31 mars 2015)

5.” Avantazhet e arsimit gjithëpërfshirës për nxënësit e me afësi të kufizuar dhe bashkëmoshatarët e tyre pa aftësi të kufizuar Konferenca Kombëtare “Promovimi i profesionit të Punës Sociale në fushën e respektimit të dinjitetit dhe vlerave njerëzore”. Tiranë (31 mars 2015)

 6.” Vështrim rreth dhunës seksuale dhe nevojat për mbështetje dhe shërbime të specializuara”. Kongresi Kombëtar “Kujdesi gjatë shtatzanisë dhe lindjes” Tiranë (24 – 26 Tetor)2014

 7.“ Punonjësi social, një profesionist i rëndësishëm në shërbimet e shëndetit riprodhues”. Konferenca Ndërkombëtare “Realitete dhe sfidat e punës  sociale si profesion në tregun e punës në Shqipëri”. Tiranë (25-26 Nëntor)2013

8.“ Sfidat e integrimit të shërbimit psikosocial në shërbimet e shëndetit riprodhues”. Konferenca  Ndërkombëtare “ Dinamikat e integrimit Europian përmes përfshirjes Sociale”,  Tiranë. (8- 9 Tetor)2012

9.“ Sfidat e zhvillimit të shërbimit social, për pacientët terminalë me kancer”, Revista shkencore Puna sociale dhe Politika sociale, botimi 1, Universiteti I Tiranës, Shqipëri 2010, fq. 294-306.

Fushat e Kerkimit

  • Organizim dhe drejtim i shërbimeve sociale
  • Shëndeti Publik dhe Puna Sociale
  • Shërbimet e Punës Sociale në Shëndetësi
  • Vlerësimi i politikave sociale
  • Teoritë e Krimit